E motra e Teofik Bekteshit dhe e veja e Adem Isa Boletinit. Lindi më 5 prill të vitit 1907, në Shkodër. Mbaroi shkollën e mesme të murgeshave në Shkodër dhe u specializua një vit për punë dore në Itali. Zotëronte gjuhët e huaja, italisht, gjermanisht, turqisht serbokroatisht. Në 1943 u vra nga komunistët e Shkodrës, bashkëshorti i saj, Adem Boletini. Adilen e arrestuan në vitin 1945 për cështjen e Kosovës dhe e mbajtën 5 muaj në burg. U arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me pesë vjet heqje lirie. U lirua më 1950 dhe u internua në Kavajë, por me ndërhyrjen e të vëllait, Dr. Selaudin Bekteshit, i shpëtoi internimit.

 

 

Burimi: Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Ti-ranë, 2007, XXIII, Dh, f. 306.
Burimi: Kalvari i grave ne burgjet e komunizmit nga Fatbardha Saraci Mulleti
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.