Agronom. Lindi më 3 qeshor të vitit 1909 në Korçë. Pas mbaroi Liceun, u fut në shkollën Ushtarake të Plotësimit dhe mori gradën nëntoger. Më pas shërbeu si oficer i ushtrisë shqiptare. Në vitin 1935 filloi studimet me bursë ushtarake në Universitetin e Bolonjës dhe më pas studioi në Tuluzë të Francës për Inxhinieri Agrare. U kthye në Shqipëri më 1939 dhe punoi në detyra të larta shtetërore. Mori pjesë në luftën e Gjormit. U arrestua në fund të 1946-s. Më 31 dhjetor të vitit 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Më 26 shkurt 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P.të qytetit të Beratit vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1954. Nga torturat çnjerëzore kaloi në gangrenë të këmbëve dhe, ashtu i gjymtuar, jetoi deri sa vdiq.

 

 

Burimi: Gazeta Zyrtare, nr. 32, 25 mars 1948, f. 6.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.