| Adelina Kuka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Adelina Kuka |
| Vendlindja: | Lushnjë |
| Vendbanimi: | Gjori, Lushnjë |
| Datëlindja: | 1973 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1974 |
| Fundi i Internimit: | 1976 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1973, në Lushnjë. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 20, më 10 mars 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Lushnja në Gjori (Lushnjë), prej 1974 deri më 1976; bashkë me prindërit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 361
