| Abedin Kuci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abedin Kuci |
| Vendlindja: | Delvinë |
| Datëlindja: | 1894 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në Organizatën e Ballit Kombëtar», dhe «ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 29/11/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 5 muaj Burg |
| Data e Vendimit: | 1951 |
Lindi më 1894, në Delvinë. Më 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi se «ka marrë pjesë në Organizatën e Ballit Kombëtar», dhe «ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 4 vjet, humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. Më 20 qershor 1950, Gjykata e Sarandës e dënoi «se nuk ka regjistruar 3 kokë keca», 2000 lekë gjobë dhe konfiskimin e tre kokë dele. Më 1951, u dënua për tregti të ndaluar me 5 muaj burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 354
