| Abdyl Kërluku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abdyl Kërluku |
| Vendlindja: | Peshkopi |
| Datëlindja: | 1927 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 4/10/1949 |
| Akuza: | "Krime kundër shtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 145 |
| Data e Vendimit: | 11/04/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1954 |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në një organizatë kundra pushtetit popullor me qëllim arratisjen në një shtet armik" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 189 |
| Data e Vendimit: | 17/07/1950 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Data e Lirimit: | 26/06/1967 |
Lindi në vitin 1927, në Peshkopi. U ndalua më 4 gusht 1949, dhe më 11 prill 1950, me vendim nr. 145, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për krime kundër shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1954 dhe më 17 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 189, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për pjesëmarrje në një organizatë kundra pushtetit popullor me qëllim arratisjen në një shtet armik" dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Të pandehurit u dënuan për hapjen e një tuneli të nëndheshëm me qëllim arratisjen, gjatë kohës që kryenin dënimin në kampin nr.4 me punë të detyruar, që ndërtonte pallate pranë Bllokut në Tiranë.
U lirua nga burgu më 26 qershor 1967 me dekret nr. 4274, datë 20 qershor 1967, të P. K. P.
