| Abdyl Dalla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abdyl Dalla |
| Vendlindja: | Konispol, Sarandë |
| Datëlindja: | 1911 |
| Datë Vdekja: | 30/5/1961 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1961 |
| Akuza: | “Tradhëti ndaj atdheut,organizim të bandave të armatosura dhe agjitacion dhe propagandë” |
| Dënimi: | Me pushkatim Burg |
| Data e Vendimit: | 27/5/1961 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë, Këshilli Gjyqësor |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Lindi më 1911, në Konispol, Sarandë. Më 27 maj 1961, Gjykata e Lartë, Këshilli Gjyqësor, e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, organizim të bandave të armatosura, agjitacion e propagandë kundër shtetit», me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë, heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet, heqjen e gradë n/kolonel rezervë, heqjen e dekoratave dhe të drejtën e pensionit për 5 vjet. U ekzekutua më 30 maj të vitit 1961, si një prej 63 anëtarëve të të ashtuquajturit «Grupi i Teme Sejkos».
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.504-505.
Burimi: së Drejtorisë së Policisë, Tiranë
