U arrestua më 5.2.1946, si lidhje e Musine Kokalarit në Vlorë. Musine Kokalari me Partinë Socialdemokrate mori pjesë Koalicionin Demokratik, që përbënte opozitën e parë për qeverinë komuniste të pasluftës, e cila u shtyp me shumë vrasje dhe arrestime.

Gjykata Ushtarake Vlorë, më 17.6.1946, e deklaroi fajtor Abdurrahman Kreshpanin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Burimi: Koalicioni Demokratik, opozita e parë shqiptare e pasluftës, Kastriot Dervishi, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tiranë 2023
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.