| Abdullah Muça | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abdullah Muça |
| Atësia: | Shaban |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Profesioni: | Inxhinier |
| Datë Vdekja: | 1982 |
| Vënd Vdekja: | Durrës |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/2/1946 |
| Akuza: | I përjetshëm |
| Data e Vendimit: | 2/7/1946 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Inxhinier, anëtar i “Bashkimit Demokratik Shqiptar”. U lind në Tiranë, më 1916. U arrestua më 2 shkurt 1946 dhe, më 2 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me burgim të përjetshëm e punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Familja e tij jep këto të dhëna për Abdullah Muçën: I biri i Shabanit dhe Aishes (e bija e Gut Tafajt). Pasi mbaroi shkëlqyeshëm Politeknikumin e Tiranës, vazhdon studimet dhe diplomohet si inxhinier në Milano të Italisë. Dënohet në fillim me vdekje si agjent i Fullsit ish-drejtorit të Politeknikumit në Tiranë (i cili u cilësua si agjent i CIA-s), pastaj me dënim të përjetshëm e mbas 8 vjetesh burg pa fakte, falet dhe punon si inxhinier për projektimin e tharjeve dhe kanalizimeve të kënetave në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Më vonë, emërohet në Zyrën e Drejtorisë së Ujërave të Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë ku punon deri në vitin 1967 ku e kap Reforma Komuniste e lëvizjes së kuadrit dhe emërohet në Berat e pastaj në Durrës ku dhe në vitin 1982, vdes nga një sëmundje e pashërueshme e shkaktuar nga kushtet e këqija të jetës së mëparshme në burg.
