| Abdullah Kusi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abdullah Kusi |
| Atësia: | Ismail |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1912 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Kriminel e sabotator lufte" |
| Data Ekzekutimit: | 29/5/1945 |
Lindi në vitin 1912, në Tiranë. Kishte shërbyer si kryetar komune i Petrelës. Arrestuar më 25 janar 1945 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Më 29 maj 1945, me vendim nr. 87, Gjykata e Lartë e deklaroi "kriminel e sabotator lufte", dhe e dënoi me vdekje me pushkatim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 415
