Abdulla Rami lindi më 20 maj 1908 në Tatzat të Delvinës. Vitet e para të shkollimit i nis në Egjipt dhe i përfundon në vitet '20, në Delvinë.

1927-1931 - vazhdon studimet në liceun francez të Korçës, ku diplomohet në degën e filozofisë.

1931-1936 - punon misionar i dijes në Fier, Përmet dhe Delvinë.

1936-1940 - studion në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Montpellier-së në Francë, dhe laurohet në Jurisprudencë.

Në korrik të vitit 1940 - emërohet gjykatës në Përmet e më pas në Konispol.

Në  prill të vitit 1942 - emërohet gjyqtar i klasit të parë në administratën juridike të Gjilanit, Kosovë.

Ne shtator të vitit 1943 - mbështet dhe përkrah Konferencën e Mukjes duke mbrojtur idealin e bashkimit mbarëkombëtar për një Shqipërie të lirë dhe Etnike. Është ndër përfaqësuesit më të spikatur të organizatës “Balli Kombëtar” për qarkun e Gjirokastrës dhe kundërshton hapur përhapjen e ideve komuniste në Shqipëri.

Më 16 Dhjetor 1944 - arrestohet si kundërshtar i regjimit komunist dhe dënohet  fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me  tridhjetë vjet burg, nga të cilat vuan tetëmbëdhjetë vjet në Burgun e Burrelit.

Mbas burgut dëbohet familjarisht në Gosë të Kavajës. I mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit të juristit dhe gjykatësit. Punon si punëtor krahu në punë të detyruar, deri në fund të jetës së tij.

Sfidant e stoik, edhe pse gjëndja shëndetsore i përkeqësohet nga vuajtjet e gjata të burgut, ai vazhdon të shkruajë e të përkthejë vepra të autorëve francezë e anglezë si: Victor Hugo, Jean-Marie Guyau, Clarence Dey, Henry Van Dyke, William Ernest Henley, Lord Byron, James Montgomery, Walter Skott, Emily Jane Brontë, William Johnson Cory, Andre Chénier; studioi dhe analizoi vepra të ndryshme si “Drejtësia e Paqes” të Eugène Raviart-it, “E ardhmja e qytetërimit” të Alfred Zimmern-it, “Atala René” të Chateaubriand-it, “Njeriu komunist” të Aragon-it e të tjerë. Nga përkthimet e tij kanë shpëtuar dy vepra të plota “William Shakespeare”, i shkrimtarit Victor Hugo dhe “Arti në pikëpamje sociologjike”, një analizë filozofike e Jean-Marie Guyau-së; vepra të cilat së shpejti presin dritën e botimit.

Vdiq më 29 janar të vitit 1973.

Më 19 shkurt 1996, Republika e Shqipërisë dhe Presidenti i saj e dekorojnë me titullin : “Martir i Demokracisë”: “Luftëtar i vendosur kundër komunizmit për një Shqipëri Demokratike, masakruar mizorisht nga regjimi komunist”.

Burimi: Ermira Xhomaqi Godo
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Dosja e 1945-ës/ Gjyqi i vështirë i Abdulla Ramit, si i shpëtoi dënimit me vdekje avokati i diplomuar në Montpelier

Pse kërkonte me çdo kusht dënimin me vdekje për avokat Ramin prokurori Nesret Osmani? Dëshmia Lexo më shumë

blank

"Mehmet Tahirin e lyen me mjaltë, e lidhën në shtyllë dhe e lanë 7 ditë,  derisa vdiq nën pickimin e bletëve"

Kujtimet e Kajtaz Çelos: Masakrat në burgun e Gjirokastrës, ku ishin burgosur gjithë krerët e Lexo më shumë

blank

Avni Xhomaqi: Në burgun e Burrelit, ku gardianët torturonin për vdekje ajkën e kombit

Kur erdhi drejtor burgu Vangjel Rëmbeci, filloi gjendja e urisë dhe masat ndëshkuese nga më Lexo më shumë