| Abdulla Karalliu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abdulla Karalliu |
| Vendlindja: | Permet |
| Profesioni: | Ekonomist |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 05/1945 |
| Akuza: | “Hapje të parullave në ushtri dhe dezertime”, |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Gjykata Ushtarake e Divizionit |
| Data e Vendimit: | 5/07/1945 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | “Tentativë arratisje” |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 5/10/1946 |
Lindi më 1916, në Përmet. Mbaroi shkollën teknike Harry Fultz. Ekonomist. Arrestohet në maj 1945 me urdhër të Koçi Xoxes. Më 5 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Divizionit e dënoi për “hapje të parullave në ushtri dhe dezertime”, me 25 vjet burg. Më 5 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për “tentativë arratisje” me 5 vjet burg dhe punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 170
