Abdulla Abazi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Abdulla Abazi |
Vendlindja: | Durrës |
Datëlindja: | 3/4/1907 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjyqi | |
Akuza: | "Ka penguar forcimin e Këshillit Nacionalçlirimtar,ka tradhëtuar këto organe dhe dekonspiruar sekretin , ka organizuar arratisjen e tij në Jugosllavi" |
Dënimi: | 2 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 1/11/1945 |
Gjykata: | Komisioni i Hetimeve të Krimeve të Luftës |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 27/9/1949 |
Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Gjykata e Lartë Speciale |
Lindi më 3 prill të vitit 1907, në Durrës. Më 1 nëntor të vitit 1945, Komisioni i Hetimeve të Krimeve të Luftës e deklaroi fajtor se "ka bashkëpunuar me okupatorin, ka penguar forcimin e Këshillit Nacionalçlirimtar" dhe e dënoi me dy vjet heqje lirie. Katër vjet më vonë, më 27 shtator 1949, Gjykata e Lartë Speciale e deklaroi fajtor për të njëjtat akuza, dhe se "nuk ka kryer detyrimin si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ka tradhëtuar këto organe dhe dekonspiruar sekretin me elementë të tjerë, ka organizuar arratisjen e tij në Jugosllavi" dhe e dënoi me vdekje, pushkatim.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 451