U internua bashkë me bashkëshorten Mahmudie (Kullakshi) Boriçi pasi djali i tyre i vogël, Ariani, u arratis me not nga Liqeni i Shkodrës, në ish-Jugosllavi, më 11 shtator 1985. Djali i madh, Izet Boriçi, pasi u lirua nga ushtria, ku u keqtrajtua, u dërgua në internim te prindërit, në Dhëmlan të Tepelenës. Ai, edhe sot vuan nga depresioni si pasojë e keqtrajtimit nga Sigurimi.