| Taip Nuzi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Taip Nuzi |
| Atësia: | Isa |
| Vendlindja: | Kullaj, Postribë, Shkodër |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 22/9/1946 |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Prokurori: | Namik Qemali |
| Vendimi: | nr.532 |
| Data e Vendimit: | 16/12/1947 |
| Gjykatësi: | Misto Bllaci |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
U arrestua pas kryengritjes së Postribës, më 9 shtator 1946 dhe u gjykua me një nga grupet e akuzuara për këtë ngjarje. Në proces, thuhej se ishin përfshirë në një komitet qendror të lidhur me të arratisur. Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.532, datë 16.12.1947, i deklaroi fajtor bashkë me një grup të arrestuarish dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar.
