Zejmen | |
---|---|
Informacione | |
Emri: | Zejmen |
Vendndodhja: | Zejmen, Lezhë |
Në Zejmen u ndërtua një burg kryesisht për të dënuarit e moshuar dhe të sëmurë. Ata që ndërronin jetë në burg, si kudo në burgjet e tjera të diktaturës, varroseshin diku pranë.
Në një dëshmi të saj në media, Shqipe Hazbiu, vajza e Hasan Hazbiut, vëllait të Kadri Hazbiut, i cili u arrestua në një ditë me Kadri Hazbiun dhe u dënua me burg në Zejmen, tregon se i ati ndërroi jetë në Zejmen dhe u varros në vendin e caktuar për të burgosurit. Në vitin 1991, familja i gjeti eshtrat e Hasan Hazbiut me ndihmën e personit që ishte kujdesur për varret e të burgosurve, të cilët nuk kishin emra, por vetëm numra.