Burgu nr.9 Berat | |
---|---|
Informacione | |
Emri: | Burgu nr.9 Berat |
Vendndodhja: | Berat |
Viti i Ndërtimit: | 1944 |
Viti i Mbylljes: | 1953 |
Burgu | |
Pune e Detyruar: | Jo |
Gjinia: | Burra |
Kapaciteti: | 216 persona Persona |
Burgu nr. 9 Berat funksionoi nga viti 1944 deri në vitin 1953.
Burgu nr. 9 i Beratit ishte ngritur në një godinë të vjetër. Funksionoi në periudhën tetor 1944 – 1 tetor 1953. Të dhënat e pakta që kemi grumbulluar tregojnë mbipopullim të këtij burgu nga “armiqtë e popullit”. Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në burgun e Beratit shërbente një personel prej 16 vetash (14 ushtarë, 2 nënoficerë). Në vitin 1950 në burg janë rreth 490 të burgosur, ndërsa kapaciteti i burgut ishte për rreth 216 persona. TBC-ja ishte sëmundja mbizotëruese në informacionet e vitit 1950. Burgu u mbyll me një shkresë të datës 26.9.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme së bashku me burgun e Gjirokastrës. Të burgosurit si dhe personeli u zhvendosën në burgun e Vlorës. Më 30.9.1953 zhvendosja e të burgosurve kishte mbaruar.