| Zyhdi Herri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zyhdi Herri |
| Atësia: | Xhemal |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1921 |
| Datë Vdekja: | 26/2/1951 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Pjesëmarrës në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje lufte" |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
| Vendimi: | Nr. 64 |
| Data Ekzekutimit: | 26/2/1951 |
Lindi më 1921, në Tiranë. Studioi në liceun e Korçës dhe Tiranës. Më 1939-40 u përjashtua nga gjithë shkollat e Perandorisë Italiane, si pjesëmarrës në demonstratat kundër pushtimit italian. Më vonë studioi jurisprudencë. Pas luftës punoi në gazetën Bashkimi. U pushkatua më 26 shkurt 1951, pa gjyq, me pretekst të ashtuquajturin incident në ambasadën sovjetike. Një ditë pas vdekjes, më 27 shkurt, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi, me vendim nr. 64, si «pjesëmarrës në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje lufte», me vdekje, pushkatim, me humbjen e të drejtave civile të përhershme dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë të tundshme e të patundshme.
