U lind më 5 qershor 1897 në Tiranë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe i vazhdoi në Stamboll. I ati, Hasan Bakiu, në vitin 1908 çeli një librari krejt shqip në Tiranë, e cila u dogj dy herë nga xhonturqit dhe i ati u burgos. Kontributin atdhetar të Zyberit e vë në dukje dhe Prof. Aleksandër Xhuvani, i cili shkruan: "Në vitin 1914 Zyberi ishte studenti im, qe një ndër patriotët më të flaktë të asaj kohe dhe punoi për një Shqipëri të lirë e të pavarur". Me ardhjen e komunizmit ai u burgos disa herë nga sistemi i asaj kohe sepse dëgjonte Radio Londrën. Mbasi iu mor gjithë pasuria dhe bëri 4 vjet burg, filloi punë si nëpunës i thjeshtë në Biblotekën Kombëtare, por pak e dinin se ai në vitin 1974 do të organizonte gjithë fondin e ornamentalistikës në gjuhët turke, arabe dhe persiane. Shumë shkencëtarë drejtoheshin te Zyber Bakiu si përshembull Aleks Buda, Eqerem Çabej, Mahir Domi, Kasem Biçaku etj. Arsye pse shtëpia e tij ishte kthyher si zyrë e Universitetit Shtetëror qe njohja e mirë e historisë nga Zyberi, por edhe zotërimi i gjuhëve si italisht, gjermanisht, frengjisht, anglisht, turqisht, arabisht, persisht. Një ndër kryeveprat e tij mbetet përkthimi që u bëri dorëshkrimeve të Sami Frashërit.

 

Burimi: Marsida Najdeni
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.