Lindi në Delvinë, në vitin 1911. Me vendim nr. 47, datë 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor për "veprimtari spiunazhi në dëm të interesave të popullit, për veprimtari kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e tëdrejtave elektorale, si dhe konfiskimin epasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme Me dekret nr. 65.1963, datë 25 shkurt 1954 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 133
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.