Zija Dibra | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Zija Dibra |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 20/11/1923 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1946 |
I Torturuar: | Po |
Akuza: | "Anëtar i Organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe të shoqërive fashiste, Don Bosko e Antoniane" dhe“Mbi fajet penale kundër shtetit dhe popullit” |
Dënimi: | 5 vjet Burg |
Prokurori: | |
Vendimi: | Nr. 372,10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindur më 20 nëntor 1923 në Shkodër. Periudha e burgimit 10/16/1946-11/28/1951. 1945: simpatizant në Komitetin e Intelektualëve të Shkodrës. Arrestohet në vitin 1946. Në gjyqin e 14 janarit 1948 të këtij grupi opozitar, u nënvizua lidhja e ngushtë e tij me grupin e A. Rusit profesor i Liceut, të cilët bënin mbledhje në mjediset e shkollës dhe në fabrikë me opozitarë të tjerë nën kryesimin e Paulin Palit. 21 Korrik 1947: në hetuesinë e improvizuar në redaksinë e Hyllit të Dritës, është rrahur me shkop deri sa ia kanë thyer në shpinë, pa pranuar akuzën. 10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me akuzën si "anëtar i Organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe të shoqërive fashiste, Don Bosko e Antoniane", ku ka treguar aktivitet kundër luftës dhe e ka vazhduar edhe pas çlirimit. Në bazë të nenit 2, 3, pika 1, 2, 7, 14, dhe nenit 4 dhe 8 të ligjit nr. 372 “Mbi fajet penale kundër shtetit dhe popullit”, u dënua me shtatë vjet burg, punë të detyruar, heqjen e të drejtave qytettare dhe civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme.