Lindi në Prizren, në vitin 1942. U internua për motive politike familjarisht (bashkë me të ëmën Cuba e të motrat Klora e Katrina) më 17 korrik të vitit 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Shkollën e mesme e kreu më 1962. Në vitin 1970 u arratis nga Shqipëria për në SHBA, ku kreu studimet e larta dhe u diplomua në Shkenca Politike. Ndrroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme, në vitin 2012.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 359
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.