| Ymer Hetemi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ymer Hetemi |
| Vendlindja: | Kosovë |
| Datëlindja: | 1925 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 13/7/1957 |
| Fundi i Internimit: | 26/4/1964 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1925, në Kosovë. Gjatë luftës veproi si kryetar i Ballit Kombëtar në Zonën e Drenicës. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Llakatundi, Vlorë, në Çermë, Seman, prej 13 korrik 1957 deri më 26 prill 1964, për motive politike.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 220.
