| Ylvi Prodani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ylvi Prodani |
| Atësia: | Feim |
| Vendlindja: | Ersekë |
| Datëlindja: | 1934 |
| Datë Vdekja: | 2022 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/3/1950 |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Prokurori: | Faik Minarolli |
| Vendimi: | Nr.109 |
| Data e Vendimit: | 6/9/1950 |
| Gjykatësi: | Loni Dimoshi |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Korçë |
Ishte 16 vjeç kur e arrestuan. U dënua në një proces së bashku me disa veta. U akuzuan në bazë të neneve 2 e 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 dhe nenit 3 të dekretligjit nr.741, datë 17.11.1949 se kishin pasur qëllim “diskreditimin e policisë dhe pushtetit popullor”, duke organizuar një “grup kundërshtar” që bënte mbledhje, agjitonte, hidhte parulla e dëmtonte pasurinë socialiste, “nënvlerësonte forcat e kampit demokratik përpara forcave imperialiste”, ndante trakte në Pogradec e Korçë, etj.
Gjykata Ushtarake Korçë, e drejtuar nga kapiten I Loni Dimoshi, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten I Faik Minarolli, me vendimin nr.109, datë 6.9.1950, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi me heqje lirie dhe punë të detyruar nga 20 në 3 vjet. Ylviun konkretisht me 12 vjet privim lirie e punë të detyruar.
Bashkë me dy shokë, ai u arratis nga kampi i Nizhavecit ku punohej për tharjen e kënetës së Maliqit.
Ylvi Prodani, i cili ndryshoi emrin në Ilmi, vdiq në vitin 2022 në SHBA.
