| Ylli Selenica | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ylli Selenica |
| Atësia: | Teki |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë3 |
| Datëlindja: | 1927 |
Pjesë e rinisë antikomuniste nacionaliste që u angazhua në aktivitet opozitar, kryesisht hedhje traktesh, në muajt e parë të vitit 1946. Konsiderohej pranë Ballit Kombëtar. Sipas një dëshmie në procesin kundër këtij grupi të rinjsh, ai kishte në shtëpi një makinë shkrimi, që ishte menduar të përdorej për të shtypur trakte. Ylli Selenica ishte vetëm gjimnazist kur u arrestua më 16.4.1946.
Të gjithë u akuzuan si “armiq të popullit" se do rrëzonin pushtetin nëpërmjet dhunës, në një kohë që aktiviteti i tyre dukej simbolik.
Gjykata Ushtarake përbehej nga major Irakli Bozo dhe kapitenët Halit Tafani e Menella Bulka. Prokuror ishte Petrit Hakani. U dënua me 5 vjet heqje lirie. I lirua më 15.4.1951, duke e kryer të plotë dënimin.
Burimi: Koalicioni Demokratik, opozita e parë shqiptare e pasluftës, Kastriot Dervishi, ISKK, Tiranë 2023
