| Ylber Merdani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ylber Merdani |
| Atësia: | Fuat |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1940 |
| Profesioni: | Mësues, poet |
| Datë Vdekja: | 11/3/2024 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 9/6/1969 |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Hetuesi: | Safet Bala |
| Prokurori: | Hava Bekteshi, Llazar Kamberi |
| Vendimi: | Nr. 68 |
| Data e Vendimit: | 26/8/1969 |
| Gjykatësi: | Koço Mano |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Korces |
| Data e Lirimit: | 5/3/1977 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - ne vitin 1977 |
I biri i Fuat dhe Fatime Merdanit, mësues. Lindi në Korçë, në vitin 1940. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967, u internua në Pulahë të Oparit, bashkë me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën. U arrestua më 9 qershor 1969, dhe me vendim nr. 68, datë 26. 08. 1969, të Gjykatës së Korçës u dënua me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cenonin diktaturën). Dënimin e vuajtin në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 me plotësim dënimi. Menjëherë pas daljes nga burgu, u internua me vendim nr. 10, datë 14. 07. 1977. U lirua në vitin 1990.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 291
