Lindi në vitin 1901, në Tiranë. Më 11 gusht 1945, me vendim nr. 238, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi "armik të popullit, se ka tradhëtuar e penguar luftën e popullit si anëtar i ilegalitetit" dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1948 dhe më 22 shtator 1948, me vendim nr. 191, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "se ka patur ofiqe me rëndësi në qeverinë e atëhershme të Legalitetit dhe se ka qenë anëtar i komiteti qëndror të saj" dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 416
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.