Lindi më 1929, në Fushë-Krujë. Më 20 dhjetor 1954, me vendim nr. 152, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi "për tradhti ndaj atdheut" dhe "për agjitacion e propagandë" me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Është dënuar së bashku me xhaxhanë e tij, Muharrem Kasmi, të dy nga Miloti. Sipas familjarëve, shkak u bë se Muharremi kishte strehuar në shtëpi për rreth një vit, Ymer Ndroqin, i cili kërkohej nga regjimi.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 187
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.