| Xhemal Ismaili | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhemal Ismaili |
| Atësia: | Riza |
| Vendbanimi: | Lushnjë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/1948 |
Studioi Mjekësi në Firence. Në vitin 1946, kalon në ilegalitet bashkë me të atin, Rizain, ish-oficerin e xhandarmërisë që kishte luftuar pushtuesit me forcat nacionaliste dhe të vëllanë, Qaniun.
Megjithatë, për të mos vënë në rrezik bujtësit, ata u dorëzuan. I ati u torturua në hetuesi, derisa ndërroi jetë. Xhemali u dënua me 7 vjet burgim, duke provuar kampet e rënda të punës, si ai i tharjes së kënetës së Maliqit.
Pasuria iu sekuestrua. Familja u internua. Pas daljes nga burgu, ata jetuan pa asnjë të drejtë me mundin e punës së krahut.
