Xhemal Alimehmeti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Xhemal Alimehmeti |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 1923 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 12/1944 |
Akuza: | "Pjesëtar të organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar" |
Dënimi: | 3 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 12/5/1945 |
Data e Lirimit: | 1947 |
Lindi në Tiranë, në vitin 1923. Kreu gjimnazin e Tiranës më 1943. Që në bankat e shkollës mori pjesë aktive me rininë e Ballit Kombëtar, duke u inkuadruar në batalionin e rinisë "Besnik Çano", në përbërje të të cilit, në verën e vitit 1944, luftoi deri në Kosovë. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe më 12 maj 1945, Komisioni i Hetimeve të Krimeve të Luftës e deklaroi fajtor "si pjesëtar të organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar", dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 3 vjet kohë. U lirua në vitin 1947.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 542.