| Xhaferr Nelaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhaferr Nelaj |
| Datëlindja: | 7/7/1938 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 11/6/1970 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 7 korrik të vitit 1938. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim Nr.23 datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Vlorës në Dukat, prej datës 25 korrik 1966 deri më 10 qershor 1970, dhe të dëbimit prej datës 11 qershor 1970 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 80
