| Xhaferr Mehmeti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhaferr Mehmeti |
| Vendlindja: | Milec, Kolonjë |
| Vendbanimi: | Kolonjë |
| Datëlindja: | 8/10/1927 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, duke marrë pjesë në një grup të organizuar armiqësor, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 34 |
| Data e Vendimit: | 2/4/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi në Milec të Kolonjës, më 8 tetor të vitin 1927. Me vendim nr. 34, datë 2 prill 1953, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut, duke marrë pjesë në një grup të organizuar armiqësor" dhe për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e titullit N/Oficer. Me vendim nr. 173, datë 5 maj 1953, të Kolegji Ushtarak të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ul në 20 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 264
