Vullnet Çekrezi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vullnet Çekrezi |
Atësia: | Tajar |
Vendlindja: | Cërrujë, Gramsh |
Vendbanimi: | Elbasan |
Datëlindja: | 1943 |
Babai i Vullnetit kishte punuar nëpunës në Ministrinë e Financave që nga koha e Mbretërisë. Kur u vendos regjimi komunist, punonte në Prizren. Iu përgjigj thirrjes së qeverisë që çdo atdhetar që nuk ka lyer duart me gjak, të kthehet për rindërtimin e vendit ngaqë ishte i sigurt në pastërtinë e tij, por pasi u kthye, u arrestua. U akuzua si kriminel lufte dhe armik i popullit dhe u dënua nga viti 1946-1953. Pasi del nga burgu, dënohet për herë të dytë në vitin 1957, me 8 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë.
Kur e arrestuan herën e parë të atin, Vullneti ishe vetëm 3 vjeç, ndërsa më i madhi i shtatë fëmijëve ishte 13. Familjes iu sekuestrua pasuria dhe u internua nga Elbasani në fshatin Dragot. Vetëm në vitin 1990, kanë mundur të kthehen nga vendi ku i kishin internuar.
Vullnetin e kanë dënuar me burg edhe për rrahjen e një brigadieri që, sipas Vullnetit, nuk ka ndodhur.