| Vlash Dimroçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vlash Dimroçi |
| Atësia: | Dhimitër |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Vendbanimi: | Kavajë |
| Datëlindja: | 1898 |
| Datë Vdekja: | 1951 |
| Zhdukja | |
| Akuza: | “Motive politike“ |
| Rrethanat e Zhdukjes | |
| Vendi i Zhdukjes: | Hetuesi |
| Koha e Zhdukjes: | 1951 |
Lindi më 1898, në Kavajë. Më 19 dhjetor 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit "të vdekjes në hetuesi, për motive politike", më 1951.
Ishte një nga njerëzit e pasur që regjimi donte t'i merrte florinjtë. Për këtë arsye e torturuan në mënyrë çnjerëzore, e hodhën në pus dhe në fund e goditën me plumb. Morën në hetuesi edhe bashkëshorten, Ksanthipin, të cilën e torturuan për të njëjtin qëllim.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2266
Burimi: Te falesh...Fisi i vjeter kavajas Cara, Sofika Cara Prifti, ISKK
