Viktor Dosti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Viktor Dosti |
Atësia: | Hasan |
Vendlindja: | Kardhiq, Gjirokastër |
Datëlindja: | 1925 |
Datë Vdekja: | 2005 |
Gjyqi | |
Akuza: | Ka bërë pjesë në grup të organizuar kundër pushtetit, ka hapur parrulla për rrëzimin e pushtetit |
Dënimi: | 5 vjet Burg |
Vendimi: | Nr.91 |
Data e Vendimit: | 15/4/1946 |
Gjykata: | Gjykata ushtarake e Tiranës |
Data e Lirimit: | 1950 |
Lindi në Kardhiq, Gjirokastër, më 1925. Më 15 prill 1946, me vendim nr.91, Gjykata Ushtarake e Tiranës e akuzoi se «ka bërë pjesë në grup të organizuar kundër pushtetit, ka hapur parrulla për rrëzimin e pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Arrestimi i Viktorit vijoi me ndëshkimin e gjithë familjes prej 6 fëmijësh të Hasan Dostit, një nga drejtuesit Ballit Kombëtar i cili ishte arratisur me një nga djemtë, Luanin, nga Shqipëria. Punoi si përkthyes tekstesh e dokumentash në zyrën e “Mesagjerisë” të burgut të Tiranës, që me hapjen e kësaj zyre më 1945. Pas përfundimit të dënimit më 1950, internohet për 41 vjet të tjera në Porto-Palermo, Kuç dhe fshatrat e Lushnjës. Pas lirimit, në moshën 66 vjeçare u rivendos në Tiranë pas 50 vjetësh. Vdiq më 2005.