Folkloriste, e shoqja e Gjergj Komninos. Lindi më 1931, në Durrës. Më 22 gusht 1957, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi "për tentativë arratisjeje", "agjitacion e propagandë" dhe "përhapje të sekretit shtetëror", me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të Institutit të Folklorit. U arrestua bashkë me të shoqin, Gjergjin. Ishte 24 vjeçe dhe shtatzënë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 303
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.