| Vëlla Gjon Pantalia | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vëlla Gjon Pantalia |
| Vendlindja: | Prizren, Kosovë |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 2/6/1887 |
| Datë Vdekja: | 31/10/1947 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
Vëlla koadiutor, Martir i Kishës, i Lumë. Lindi në Prizren, më 2 qershor të vitit 1887. Studioi në vendlindje. Formimin e vet kulturor e plotësoi në mënyrë autodidakte. Qe Vëlla koadiutor, pjesë e Misionit Shëtitës dhe mësues në shkollën fillore, ekonom, drejtor i shtypshkronjës, administrator i revistave «Lajmëtari» e «LEKA» dhe drejtues artistik: drejtor i korit, i bandës dhe regjisor teatri. U arrestua në tetor 1946 në kuvendin e Shën Françeskut në Gjuhadol, ku po banonte pas mbylljes së çdo veprimtarie të Seminarit Papnor Shqiptar. U torturua shumë gjatë hetuesisë. Vdiq «in odium fidei» (në urrejtje të fesë) gjatë torturave në Shkodër më 31 tetor 1947. Në vitet 2002-2010, u zhvillua Hetimi Dioqezan i Shkodrës, që mblodhi provat për martirizimin e tij dhe të 37 sivëllezërve meshtarëve e ipeshkëvinjve të tjerë, dhe më 26 prill të vitit 2016, u shpall Martir i Kishës. Gjashtë muaj më vonë, më 5 nëntor 2016, në Katedralen e Shkodrës u zhvillua kremtimi solemn i Lumnimit të tyre. Katër ditë më vonë (9 nëntor 2016), Presidenti i Republikës i dha dekoratën e lartë të «Flamurit të Kombit».







