Veli Zleusha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Veli Zleusha |
Atësia: | Qamil |
Vendlindja: | Zlevshë, Përmet |
Vendbanimi: | Tirane3 |
Datëlindja: | 1908 |
Gjyqi | |
Akuza: | Armik i popullit |
Lindi në Zlevshë të Përmetit, në vitin 1908. Kishte qenë toger xhandarmërie nga u largua në shtator 1942. Njihej për pikëpamjet nacionaliste dhe qëndrimin antifashist. Në nëntor të vitit 1942 formoi në Dangëlli çetën e armatosur kundër pushtuesve italianë. Komunistët tentuan ta tërhiqnin në lëvizjen nacionalçlirimtare, por ai nuk pranoi të bashkohej me ta. Kur komunistët morën pushtetin, bashkë me nacionalistë të tjerë, u gjykua dhe u dënua.
Me vendim nr. 9, datë 27 tetor 1945, Gjykata Ushtarake Korçë e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe e dënoi me vdekje. Me vendim nr. 367, datë 12 nëntor 1945 dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 117
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016