Veliu kishte punuar në ndërtimin e hekurudhave në Amerikë për 13 vjet dhe kishte arritur të fitonte një shumë të konsiderueshme parash për familjen në Shqipëri. Me paratë që kishte ruajtur, Veliu bleu tokë dhe ndërtoi një fermë në Llabanicë të Trestenikut. Familja Ballolli njihej për zemërgjerësinë e saj dhe i hapnin derën kujtdo që kërkonte ndihmë, po kështu vepronin dhe për partizanët, por disa vite pas vendosjes së regjimit komunist, ai u arrestua si pjesëtar i Grupit të Deputetëve në Devoll. Në vitin 1947, u dënua me pushkatim, por më pas ia lanë burgim të përjetshëm. Më vonë, dënimi iu ul në 15 vjet, nga të cilat kreu rreth 13. Ka punuar në kampet e ndërtimit të sanatoriumit, aeroportit të Rinasit etj..

Pas daljes nga burgu, u internua familjarisht në Shtyllë të Vithkuqit. Ndërroi jetë në internim. Familjen nuk e lejuan ta varroste në varrezat e fshatit. Të internuarve u dhanë një pjesë toke në mal, për të varrosur të afërmit.

Burimi: Intervista e Shpresa Ballolli Merdanit, arkiva e familjes Doko, kujto.al
Burimi: http://evenwallshaveears.org
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.