| Veiz Kurti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Veiz Kurti |
| Vendlindja: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1881 |
| Datë Vdekja: | 21/8/1951 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 21/8/1951 |
Lindi më 1881, në Lushnjë. Më 21 gusht 1951, me vendim nr. 46, Gjykata e Lartë e dënoi për "pjesëmarrje në grup terrorist dhe bashkëpunim me terroristë", me vdekje. Dënimi i tij, së bashku me 9 persona të tjerë, u pasqyrua dhe në gazetën Zëri i Popullit, për t’i bërë jehonë luftës kundër kulakëve.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 413
