Lindi më 10 maj të vitit 1945, në Gramsh. Më 17 prill 1965, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e arratisjes jashtë atdheut mbetur në fazën e përgatitjes» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1968, dhe më 20 qershor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e dënoi me 20 vjet heqje lirie, sepse «në marrëveshje dhe në bashkëpunim është arratisur jashtë shtetit». Më 5 shkurt 1979, Gjykata e Rrethit të Mirditës e ridënoi më 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «agjitacion e propagnadë kundër shtetit».

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 345.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.