Vasillaq Orgocka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vasillaq Orgocka |
Atësia: | Dhionis |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 1934 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 6 |
Data e Vendimit: | 22/8/1969 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Data e Lirimit: | 1985 |
Lindi më 1934, në Korçë. Kreu studimet e larta në Poloni për Gjeologji. U kthye në Shqipëri për të ushtruar profesionin, i martuar me një polake, Barbaran. U arrestua më 7 dhjetor 1968. Ngaqë u prishën marrëdhëniet me Bllokun Lindor, bashkëshorten e tij e akuzonin si agjente, ndërsa Vasillaqin si bashkëpunëtor të saj. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë. Më 22 gusht 1969, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskim të pasurisë. Me dekret, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Përfaqësues të qeverisë komuniste i kërkuan falje në burg Vaskë Ogockës për gabimin e bërë, vite më vonë. U lirua pasi kreu 17 vite burg.
Edhe Barbarën e dënuan me burg. Gjatë hetuesisë, nga keqtrajtimi dhe medikamentet që përdorën ndaj saj, humbi arsyen, të cilën nuk e rifitoi më. Me presionin e qeverisë polake, duke qenë që nuk u provua kurrë që ishte agjente, ajo u lirua pas tre vitesh dhe u kthye në Poloni.
Dy fëmijët e tyre, u rritën nga babai i Vaskës dhe nuk u lejuan të vazhdonin studimet.