| Vasil Bakalli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vasil Bakalli |
| Atësia: | Athanas |
| Profesioni: | Tregtar |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Akuza: | pjesëtar i “Grupit të deputetëve”, “armik i popullit” |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Gjykata: | Gjykata ushtarake në Tiranë |
Tregtar, arsimuar në kolegjin gjerman Stamboll. Në periudhën 1928-1942 ishte edhe nënkryetar i zgjedhur me votim nga populli i Bashkisë së Durrësit. Në vitin 1935 emërohet me dekret mbretëror: anëtar i Këshillit Ekonomik të Shtetit. Në vitin 1945 Vasil Bakalli kandidon si deputet i pavarur në Shijak. Arrestohet në vitin 1946 si pjesëtar i “Grupit të deputetëve” dhe dënohet nga gjykata ushtarake në Tiranë me 10 vite burg si “armik i popullit”.
Burimi: Nga familja
