Lindi në Leskovik, në vitin 1913. U arrestua më 24 janar 1947, dhe me vendim nr. 30, datë 21 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për "lidhje me monarko fashistët Grekë" dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie. Me dekretin nr. 5819, datë 27 prill 1949, iu fal mbetja e dënimit. U arrestua sërish dhe me vendim nr. 12, datë 2 nëntor 1959, nr. 12 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lart e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 341
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.