Lindi në fshatin Ramicë të Vlorës, në 18 maj të vitit 1921. Më 13 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se "ka marrë pjesë në Organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar", "ka marrë pjesë në operacionet që kryheshin nga gjermanët kundra partizanëve" dhe "ka marrë pjesë në vrasjen e një partizani të Brigadës së 5 Sulmuese", ndaj e dënoi me vdekje dhe konfiskmin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Më 5 shtator 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake e ndryshoi vendimin e Gjykatës Ushtarake të Vlorës dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 201
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.