| Tina Celiku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tina Celiku |
| Atësia: | Zaim |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Lushnjë |
U internua në Savër me mamanë, tri motrat dhe vëllanë në vitin 1959 dhe jetuan atje deri në vitet '90. Familja e saj është nga Kukësi, por fëmijët kanë lindur në Gjirokastër. Të atin e kishin pasur tregtar, por as sot nuk e dinë ku i ka eshtrat. Kur shkuan fillimisht në Savër, jetuan në "kazermat e grave dhe burrave", si quheshin atëherë. Më pas, e ëma filloi punë në bujqësi ku e ndihmonin edhe fëmijët. Ata nuk u lejuan të vazhdonin as shkollën e mesme, përveç të vëllait që me shumë përpjekje, u lejua ta kryejë, por pa mundur të vazhdojë më tej.
