Lindi në Shkodër, më 3 qershor 1921. Me vendim nr. 233, datë 17 tetor 1950, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie (punë të detyruar). Me vendim nr. 4, datë 29 janar 1963, Gjykata Popullore Shkodër e deklaroi fajtor sipas nenit 94/II të Kodit Penal dhe e dënoi me 5 vjet e 6 muaj heqje lirie. Me dekret nr. 4058, datë 27 shtator 1965 të Presidiumit të Kuvendit Popullor i falet mbetja e dënimit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 306
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.