Krijues i cirkut shqiptar (1952), kampion në ngritje peshe për peshat e rënda, "Artist i Popullit", "Mjeshtër i merituar i sportit". Lindi më 15 nëntor të vitit 1932, në Tiranë. Kreu IKF "Vojo Kushi" dhe një kurs kualifikimi njëvjeçar për cirk në Kinë. Si peshëngritës, në 22 vjet ka vendosur 99 rekorde kombëtare. Në qershor të vitit 1976 e lidhën këmbë e duar në Sarandë, ku ishte në turne me trupën e cirkut, dhe e sollën në burgun e Tiranës. U akuzua si agjent dhe si tradhtar i vënë në shërbim të UDB-së. Më 18 maj 1977, Gjykata e Tiranës e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë, heqjen e medaljes së punës si dhe të titujve "Artist i Popullit" e "Artist i Merituar" për "agjitacion e propagandë". Dënimin e e kreu pjesërisht në kampin e Spaçit. U lirua më 28 tetor 1982.

Burimi: Josif Papagjoni, agolli Telat, në «Fjalor Enciklopedik Shqiptar», 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 18-19; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 219.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.