Lindi më 1860, në Poshnje të Beratit. Më 22 shtator 1945, me vendim nr. 150, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave.

Arrestohet në vitin 1945, në moshë të madhe, pasi u shpall kulak dhe iu kërkua të dorëzonte pasurinë sipas ligjeve komuniste të reformës agrare dhe tufëzimeve. Ishte babai i Ali Protoduarit, ballist i vrarë nga komunistët. Tahiri ndërroi jetë pas tre vitesh, në burgun e Burrelit pa e takuar asnjë herë familjen. Eshtrat u morën në vitet '90 nga familja, pasi më parë nuk lejohej t'i merrnin.

 

Burimi: jalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 390
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.