Filolog, orientalist i shquar. Lindi në Shkodër, në vitin 1900. Pas përfundimit të mësimeve në Mejtepin Asqerie, ndoqi Kolegjin Saverian, të cilin e kreu më 1918. Studimet e larta për shkenca politike i kreu në Universitetin e Stambollit, në Turqi 1922-1925. Gjatë viteve 1925-1939 shërbeu në administratën e lartë shtetërore dhe u aktivizua si publicist, kritik e polemist në organe të ndryshme të shtypit të kohës. Gjatë pushtimit fashist, për pikëpamjet e tij nacionaliste, u internua në Itali 1939-1942. U arrestua më 27 shkurt të vitit 1951 dhe u mbajt për 13 muaj në hetuesi, në lidhje me të ashtuquajturën "bombë në Ambasadën Sovjetike", por u lirua për mungesë provash. E, megjithatë, përndjekja vazhdoi. U nxorr nga shtëpia e tij private. Në këto kushte ai u shtrëngua të flinte në librarinë e tij, që e kish hapur më 1952. Më 1965 u "pranua" si bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë, sektori i Leksikologjisë dhe i Leksikografisë. Vdiq më 9 maj 1972. Më 1995,Presidenti i Republikës i dha urdhërin "Naim Frashëri i Klasit I-rë", me motivacionin: "Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike". La në dorëshkrim: "Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe" Tiranë, 2005, "Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre" Tiranë, 2010.

Burimi: Nasuf Tahir Dizdari, Tahir Nasuf Dizdari, në Tahir Dizdari, “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”, “Saadi Shirazi”, Tiranë, 2010, f. 18-22
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.