Lindi në Tiranë, më 3 maj 1946. Me vendim nr. 71, datë 3 maj 1972, Gjykata Tiranë e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për arratisje" dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, si dhe konfiskim të pasurisë. Me vendim nr. 533, datë 7 dhjetor 1973, Gjykata Tiranë e deklaroi fajtor për «fyerje të përfaqësuesit të pushtetit» dhe e dënoi me 3 muaj heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 6 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 219, datë 7 qershor 1979, Gjykata Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 345
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.